Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, sot ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Institutit Edutask, Diana Lekaj, me të cilën ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit.
Ky memorandum ka për qëllim forcimin e kohezionit social, avancimin e edukimit digjital dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast, Nënkryetari Osmani ka falënderuar Institutin Edutask për bashkëpunimin dhe përkushtimin.




