Në një ngjarje të rëndësishme në rrafshin kulturor, të mbajtur në Austri, siç është “International Piano Vienna Balkan Competition – Çmimi”, ku në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Asllani, me ç’rast është vlerësuar kontributi i tij duke iu ndarë Çmimi i Veçantë i Nderit, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e veçantë në zhvillimin dhe hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit artistik ndërmjet Vjenës dhe Mitrovicës, veçanërisht në fushën e kulturës.
Një vlerësim për lidershipin, vizionin kulturor dhe përkushtimin në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes muzikës dhe artit.


