Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot kanë inauguruar fillimin e punimeve në Urën e Sitnicës.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtorë komunalë.
Një urë moderne që do të ofrojë siguri dhe do të jetë më funksionale, duke i dhënë një pamje të re hapësirës mbi lumin Sitnica.









