Nën drejtimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja e 11-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në fillim të mbledhjes u propozuan edhe disa pika shtesë për rendin e ditës, përkatësisht: Kërkesa për transferimin e mjeteve buxhetore për paga dhe shtesa; Kërkesa për transferimin e mjeteve në investime kapitale; Themelimi i Qendrës Inovative; Raporti për vitin shkollor 2025/2026.
Më pas, anëtarët e KPF-së shqyrtuan pikat e parapara në rendin e ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim-vendimi për miratimin e Listës së Veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës, të parapara për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2027; Propozim-vendimi për përkrahje financiare për z. Ardian Kamberi; Kërkesa për mbështetje financiare për pjesëmarrjen e nxënësve në finalen ndërkombëtare të Olimpiadave NEO, në Orlando, SHBA; Raporti i punës së Njësisë për të Drejtat e Njeriut për periudhën janar–tetor 2026; Raporti mbi realizimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2022–2026; Informata mbi gjendjen e bujqësisë në Komunë.
Të gjitha pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa do të procesohen per miratim në Kuvend.