Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Grupi i Grave Asambleiste, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), ka realizuar ndriçimin simbolik të objektit të Komunës së Mitrovicës.
Këtij aktiviteti iu bashkua edhe nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, si dhe drejtorët komunal.
Ky aktivitet shpreh solidaritetin dhe përkushtimin institucional në luftën kundër dhunës, duke përcjellë mesazhin se dhuna nuk duhet të heshtet, të tolerohet, por të denoncohet.

