Me rastin e gjetjes dhe identifikimit të trupit të kirurgut Dr. Adem Ademi pas 27 vjetësh, njëri nga të zhdukurit e Grupit të Intelektualëve, organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së tij, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Faton Peci.
Mbledhja komemorative do të mbahet më 28 nëntor 2026 (e shtunë), nga ora 12:00 deri në 13:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.
Në këtë tubim do të kujtohet kontributi profesional, human dhe jetësor i Dr. Adem Ademit, si dhe vepra e tij në shërbim të qytetarëve.
Programi i ceremonisë: 28 Nëntor 2026
* 10:00–11:30 – Homazhe
* 12:00–13:00 – Mbledhje komemorative
Të dyja aktivitetet do të mbahen në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë.