Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane
Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane do të jetë përgjegjëse për kryerjen e detyrave si në vijim:
Harton politika dhe programe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës dhe tërheqjen e investimeve për zhvillim ekonomik;
Hartimin e planit për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës, ne kuader te pergjegjesive te saj;
Përgatitë projekt propozime për zhvillim ekonomik lokal dhe hulumton, identifikon fonde nga burime të ndryshme për realizimin e projekteve;
Zbaton politikat dhe planet e aprovuara në fushën e zhvillimit ekonomik të Komunës dhe sugjeron masa për avancimin e tyre;
Udhëheq dhe bashkërendon proceset e planifikimit strategjik për zhvillim ekonomik.
Përcjellë ecuritë ekonomike sipas sektorëve në përgjithësi dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në veçanti;
Grumbullon dhe përpunon të dhëna statistikore për bizneset, resurset njerëzore dhe natyrore me rëndësi për hartimin e informacioneve, analizave planeve dhe programeve për zhvillim të Komunës;
Bënë promovimin e resurseve zhvillimore të Komunës përmes broshurave, buletineve, panaireve dhe organizimeve tjera;
Hulumton dhe identifikon projektet dhe koordinon punët rreth partneritetit publiko privat;
Mban kontakte me donatorë, komunitetin e biznesit dhe bashkatdhetarët që jetojnë në botën e jashtme për krijimin e kushteve për investime në Komunë;
Organizon programe trajnuese dhe ri-kualifikuese si dhe asistencë teknike për bizneset e reja;
Bënë regjistrimin, ndryshimin e veprimtarisë dhe çregjistrimin e bizneseve dhe mban data bazë për numrin, strukturën dhe selinë e bizneseve;
Zbaton politikat e përcaktuara dhe aktet normative nga fushë veprimtaria e Komunës në lëmin e zhvillimit dhe planifikimit;
Bashkëpunon dhe koordinon punët dhe aktivitetet me ministritë e linjës;
Hulumton programe të ndryshme të asistencës së BE–së, që ofrojnë mbështetje për qeverisje dhe zhvillim lokal;
Harton Planin Lokal të Turizmit dhe përgjegjësit për zbatimin e tij;
Harton strategjinë e zhvillimit të turizmit dhe planin e veprimit;
Krijon dhe menaxhon regjistrin lokal të turizmit dhe regjistrin lokal të burimeve turistike;
Harton politikat e zhvillimit të produktit turistik dhe marketingut në fushën e turizmit, bazuar në Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit;
Harton programe për mbështetjen e projekteve turistike veçanarisht në Shalë të Bajgorës;
Koordinon procesin e Integrimit Evropian;
Koordinimin e procesit të zhvillimit të kornizës rregullative dhe të politikave të Komunës që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian dhe që dalin nga dokumente strategjike, si ato nacionale ashtu edhe ato lokale, të këtij procesi, përfshirë pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale në këtë aspekt dhe koordinimin e realizimit të obligimeve të Komunës që dalin nga marrëdhëniet Kosovë-BE;
Pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale dhe zhvillimit të kornizës rregullative dhe të politikave nga ana e Drejtorive sektoriale, me qëllim të reflektimit të obligimeve përkatëse në lidhje me integrimin evropian në kuadër të secilit sektor;
Monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të këtyre dokumenteve strategjike dhe prioriteteve komunale te kryetari i Komunës dhe autoritetet qendrore, përmes Ministrisë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale;
Koordinimin e asistencës së BE-së dhe asistencës tjetër të jashtme;
Koordinimin dhe pjesëmarrjen në zhvillimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të komunave për të kryer më sukses të gjitha reformat e nevojshme, përfshirë monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të tyre;