Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Shefki Abdullahu.
Përmes këtij bashkëpunimi do t’u mundësohet nxënësve të shkollave të komunës sonë në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve civile përmes trajnimeve dhe ushtrimeve profesionale që do t’i aftësojnë ata në reagime emergjente.
Gjatë takimit ata shqyrtuan edhe mundësinë për realizimin e projekteve tjera në parandalim të vërshimeve të lumenjve.