Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, ka organizuar me sukses garat komunale në lëndën e Kimisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të komunës (klasat X, XI dhe XII), të cilët garuan në një frymë të shëndoshë dhe konkurruese. Qëllimi i këtyre garave ishte nxitja e interesimit dhe përkushtimit ndaj shkencave natyrore. Fituesit do ta përfaqësojnë komunën në nivel vendi.
Vendet e para:
Rinor Hasani – ShMLM “Xheladin Deda”, klasa X
Elona Brahimi – ShMLM “Xheladin Deda”, klasa XI
Shega Hamiti – Gjimnazi “Frang Bardhi”, klasa XI
Flamur Selimi – Gjimnazi “Frang Bardhi”, klasa XII
Drejtoria e Arsimit falënderon të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe organizatorët për kontributin në realizimin e suksesshëm të garave.