Drejtoresha për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, Remzije Tmava Tupella ka mbajtur një takim me gratë fermere të Mitrovicës.
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunuese, me fokus të veçantë në identifikimin e sfidave dhe nevojave të grave fermere, duke përfshirë nevojën për mbështetje përmes trajnimeve dhe lehtësimin e qasjes në treg.
Me këtë rast, u theksua përkushtimi institucional për hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve që synojnë fuqizimin e rolit të grave në sektorin e bujqësisë, si dhe avancimin e pozitës së tyre në zhvillimin rural.