Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerës për sektorin e bimëve mjekësore aromatike (BMA), përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe mbledhjen e BMA si dhe ngritja e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA dhe prodhuesit primar në konvertimin organik. Projekti do të mbështesë fermerët sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimet të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.
Shpërndarja e granteve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese me fokus të veçantë në sektorin e bimë mjekësore dhe aromatike.
Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen fermerët që të marrin pjesë në sesionin informues që do të mbahet në zyret e IADK-së më datën 14/08/2018, nga ora 11:00.