Drejtoria e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e Hartave Orto–Foto, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën;
Bënë vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve dhe rregulloreve në fuqi;
Sigurimi i zotërimit të tokës, reduktimin e kontesteve për tokën;
Përmirësimin e transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin e tokave;
Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese;
Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim;
Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës;
Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen procedurat rreth eksproprijimit të tokës;
Inspektimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa;
Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale;
zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe zhvillon procedurat e regjistrimit sipas kërkesës së palëve;
Bën korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës;
Azhurnimi e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
Kryen procedurat rreth transaksioneve të pronës publike dhe kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për Komunën;
Shqyrton dhe kryen procedurat administrative, për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm;
Mbron pronën komunale – publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje;
Bën vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshme;
Bën regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta të ndërtesave kolektive;
Udhëheq me kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet të tjera të Komunës dhe mbanë evidencën për to;
Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh;
Përgatitë specifikacione, propozime për tender, për kryerjen e punëve që bëjnë pjesë në sferën e drejtorisë
Propozon tarifat për shërbimet që ofron;
Ushtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror.