Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim përfaqësuesit nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” z. Muharrem Asllani, dhe z. Jeton Rrahmani, me të cilët ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës në fjalë.
Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi synohet ngritja e njohurive të zyrtarëve komunal rreth antigjipsizmit si formë specifike e racizmit dhe edukimi për pasojat me të cilat po përballen komunitetet ashkali, egjiptian, dhe rom si rezultat i veprimeve antigjipsiste nga komuniteti shumice.
Po ashtu, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar kryetari i komunës do të caktoj zyrtarin apo edhe drejtorinë përgjegjëse me të cilën OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” do të ketë bashkëpunim të ngushtë, në realizimin e sesioneve informuese me zyrtarët komunal, në lidhje me trajtimin e temës së lartpërmendur antigjipizmin.