Nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit, Vesa Broja, dhe në prani të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit. Gjatë kësaj mbledhje, u shqyrtuan dhe miratuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.
Në fillim të mbledhjes, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar. Më pas, u shqyrtua dhe u miratua raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2024, i cili mori miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm.
Pikat e miratuara gjatë kësaj mbledhjeje do të kalojnë për miratim në mbledhjen e nesërme të Kuvendit.