Kryetari Hamza takoi ushtruesen e detyrës së Ambasadores së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, sot zhvilloi një drekë pune me ushtruesen e detyrës së Ambasadores së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës gjatë tri dekadave të fundit.
Kryetari z. Hamza theksoi se Kosova është e bekuar me miqësinë dhe marrëdhëniet e veçanta që ka me SHBA-në.