Me nderime të larta, sot u përkujtua sakrifica e dëshmorëve në fshatin Mazhiq, ku morën pjesë nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta. Në këtë tubim përkujtimor, u vlerësua lartë kontributi i atyre që ranë për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në tokën tonë.
Gjatë ceremonisë, u theksua se gjaku i dëshmorëve është themeli i shtetit tonë dhe një kujtesë e përhershme për gjeneratat që vijnë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve!