Në fshatin Kçiq të Mitrovicës u mbajt ceremoni përkujtimore për të nderuar 19 martirët e këtij fshati, të cilët u flijuan për Kosovën e lirë. Me këtë rast, u zbulua edhe pllakata përkujtimore, e cila simbolizon mirënjohjen dhe sakrificën e tyre të madhe.
Në ceremoni morën pjesë banorët e fshatit, familjarët e martirëve, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore. I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Nderimi i martirëve është obligim i përhershëm. Kujtimi për ta nuk duhet të shuhet kurrë,” tha ndër të tjera nënkryetari Tahiri.