Sot është mbajtur mbledhja e 41-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Mbledhja u kryesua nga Vesa Broja, kryesuese e Kuvendit, dhe u zhvillua në prani të anëtarëve të KPF-së si dhe drejtorëve komunalë.
Në këtë mbledhje u trajtuan këto pika sipas rendit të ditës, si:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Diskutimi mbi Qarkoren Buxhetore 2026/01.
Të dyja këto pika do të procedohen për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.