Nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, dhe në praninë e Kryetarit të Komunës, z. Bedri Hamza, si dhe anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), sot është mbajtur mbledhja e 42-të e rregullt e këtij komiteti.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto dy pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2026-2028.
Të dyja këto pika pritet të kalojnë për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.