Për Planifikimin e Buxhetit për vitet 2026–2028
Komuna e Mitrovicës së Jugut fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në dëgjimet publike për përfshirjen e tyre në procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitet 2026-2028.
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për të siguruar që nevojat dhe prioritetet e komunitetit të reflektohen në buxhetin komunal.
Orari i dëgjimeve publike është si më poshtë:
Dëgjimi i Parë Publik – Kryetarët e Këshillave të Fshatrave
Salla e Kuvendit, Komuna e Mitrovicës
Data: 08.07.2025 (e Martë)
Ora: 19:00
Dëgjimi i Dytë Publik – Shoqëria Civile dhe komuniteti artistik
Qendra e Kulturës, Komuna e Mitrovicës
Data: 09.07.2025 (e Mërkurë)
Ora: 19:00
Dëgjimi i Tretë Publik – Gratë dhe Vajzat
Salla e Kuvendit, Komuna e Mitrovicës
Data: 11.07.2025 (e Premte)
Ora: 19:00
Dëgjimi i Katërt Publik – Komunitetet jo shumicë
Salla e Kuvendit, Komuna e Mitrovicës
Data: 16.07.2025 (e Mërkurë)
Ora: 19:00
________________________________________
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të kontribuoni me propozimet tuaja për një buxhet sa më gjithëperfshirës!