Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Mitrovicës së Jugut ka mbajtur dëgjimin e tretë publik buxhetor, të dedikuar posaçërisht për gratë dhe vajzat e qytetit tonë. Takimi u zhvillua në sallën e Kuvendit Komunal, me pjesëmarrjen aktive të shumë grave që ndanë idetë, shqetësimet dhe prioritetet e tyre për planifikimin e buxhetit të vitit 2026.
Prezente në këtë dëgjim ishte edhe drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Igballe Islami, e cila dëgjoi me vëmendje çdo propozim si dhe vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në procesin buxhetor.
“Ky dëgjim është dëshmi e përkushtimit tonë për një qeverisje më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të ndjeshme ndaj nevojave të çdo qytetari. Faleminderit të gjitha pjesëmarrëseve për kontributin dhe energjinë pozitive”, është shprehur drejtoresha Islami.