Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Artistike “AD Libitum”, do të organizojë një koncert festiv për nder të “Ditëve të Diasporës”, që do të mbahet të shtunën, më 26 korrik, nga ora 20:00, në sheshin “Adem Jashari”.
Pjesë e këtij eventi do të jetë këngëtari i njohur mitrovicas Vedat Ademi, i cili do të sjellë atmosferë festive për bashkëqytetarët dhe për bashkatdhetarët që janë për pushime në vendlindje. Përveç Vedat Ademit, në skenë do të performojnë edhe artistë të tjerë vendas dhe DJ të njohur, për një mbrëmje të paharrueshme muzikore.
Ky koncert shënon hapjen e një sërë netëve festive që do të zhvillohen në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, me programe të ndryshme kulturore, muzikore dhe artistike që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ju mirëpresim!