Komuna e Mitrovicës është vlerësuar me 100% transparencë buxhetore nga Instituti GAP, duke u renditur ndër komunat më transparente në vend në menaxhimin e financave publike.
Ky vlerësim i lartë është një dëshmi konkrete e modelit të qeverisjes që ndjek Komuna e Mitrovicës, ku transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve janë në qendër të çdo vendimi institucional.
“Të gjitha raportet e deritashme të shoqërisë civile na nxjerrin me vlerësime të larta, si për transparencë ashtu edhe për përmbushje të premtimeve. E kjo gjë më bën krenar,” u shpreh nënkryetari i komunës, Arian Tahiri.
Vlerësimi nga Instituti GAP bazohet në monitorimin e rregullt të komunave lidhur me publikimin e dokumenteve buxhetore, raportet financiare, si dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.