Nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, dhe në prani të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), drejtorëve komunal, sot është mbajtur mbledhja e 44-të e jashtëzakonshme e këtij komiteti.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto dy pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe Shqyrtimi i kërkesave të OJQ-ve për përkrahje financiare.
Të dyja këto pika do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.