Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport z. Fahri Jashari, dhe Shefi i Sektorit të Kulturës, z. Arbër Hajra, janë nderuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare në Mimas Music Festival në Itali.
Ky festival evropian, i njohur për promovimin e shkëmbimit artistik dhe zhvillimit kulturor, ka vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në pasurimin e jetës kulturore në Mitrovicë dhe në forcimin e lidhjeve kulturore në mbarë Europën.
Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit të stafit të DKRS -së për ndërtimin e urave të reja në promovimin e artit dhe kulturës.
Mitrovica po afirmohet gjithnjë e më shumë si një qytet i krijimtarisë, bashkëpunimit dhe ekselencës kulturore.