Me vendim të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Faton Peci, shërbimet për qytetarët do të ofrohen edhe gjatë vikendit.
Ky vendim është marrë duke marrë parasysh fluksin e shtuar të mërgimtarëve që po vizitojnë Kosovën gjatë kësaj periudhe festive. Për këtë arsye, Sektori i Gjendjes Civile do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë ditëve të vikendit.
Vendimi hyn në fuqi nga data 20 dhjetor 2025 dhe do të vlejë deri më 04 janar 2026, me orar pune për qytetarë nga ora 08:00 deri në ora 12:00.
Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe në kohë, në funksion të nevojave të qytetarëve dhe mërgatës.