Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Faton Peci, priti në takim Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.
Gjatë takimit, Kryetari z. Faton Peci theksoi se mungesa e investimeve, nevoja për depolitizim, digjitalizim dhe transformim të sistemit arsimor paraqesin sfida reale që kërkojnë veprime konkrete, veçanërisht në Komunën e Mitrovicës.
Në këtë frymë, Kryetari z. Faton Peci ka vizituar Gjimnazin “Frang Bardhi”, ku nga afër u evidentuan nevojat për investime infrastrukturore dhe për krijimin e një mjedisi më të avancuar shkencor për nxënësit.
Ai ritheksoi se arsimi mbetet prioritet i Komunës së Mitrovicës dhe se institucionet lokale do të vazhdojnë të angazhohen për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, duke e vendosur arsimin në themel të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.