Drejtoresha për Siguri dhe Emergjenca, znj.Fitore Mehmeti Behrami, është takuar me përfaqësues të Policisë së Kosovës në Stacionin Policor në Jug, me qëllim të informimit reciprok dhe koordinimit të aktiviteteve me interes të përbashkët.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë, forcimin e bashkëpunimit institucional si dhe veprimet e ardhshme të përbashkëta. Palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkërendim të aktiviteteve.
Ky takim vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit institucional dhe avancimit të sigurisë së përgjithshme për qytetarët.