Drejtori i Arsimit z.Shefki Begu ka pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it, në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, ku mori pjesë edhe udhëheqësi i projektit, z.Mario Eckardt.
Në takim u diskutua për zhvillimin dhe zbatimin e Arsimit Dual Profesional në Komunën e Mitrovicës, si dhe për diplomimin e gjeneratës së parë të nxënësve në profilet automekanikë dhe tregti me shumicë dhe pakicë.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e arsimit profesional dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat.