Drejtori i Administratës, z. Alban Fejzullahu, njofton qytetarët se është funksionalizuar e-kioska për shërbime ndaj qytetarëve në Tunel të Parë.
Kjo e-kioskë është vënë në funksion me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet administrative dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve komunale.
Drejtoria e Administratës mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.