Temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e sigurisë dhe projektet që kanë për synim zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen e komuniteteve.
“E falënderova për kontributin që NATO ka dhënë për Kosovën në kohën më të vështirë të popullit tonë, që nga viti 1999, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh z. Peci.
Tutje, kryetari z. Faton Peci e njoftoi admiralin z. George M. Wikoff për përmirësimin e dukshëm të gjendjes së sigurisë.
Takimi u përmbyll me falënderime dhe urime ndaj njëri-tjetrit për marrjen e mandateve.