Drejtuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z.Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja e rregullt (e dytë) e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Në vazhdim janë diskutuar pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje si: Propozim- vendim për formimin e komiteteve konsultative; Propozim- vendim për zgjedhjen e përfaqësuesve të Kuvendit të Komunës për anëtarë të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, si dhe Raporti Financiar i komunës për realizimin e buxhetit komunal janar- dhjetor 2025.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe do t’i dërgohen Kuvendit Komunal për miratim.