Këto veprime u ndërmorën në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kanë për qëllim garantimin e rendit dhe funksionalitetit të hapësirave publike për të gjithë qytetarët.
Aksione të tilla po vazhdojnë edhe në rrugët dhe hapësirat e tjera të qytetit, me qëllim të parandalimit të uzurpimit dhe bllokimit të hapësirave publike.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, z. Mujë Igrishta, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë hapësirat publike dhe të shmangin bllokimin e tyre, veçanërisht përmes parkimit të parregullt të veturave, i cili po e vështirëson qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.