Kryetari i Komunës, z. Faton Peci, priti në takim ministrin e Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Nënkryetari, z.Enis Osmani dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Gazmend Asllani.
Ata bashkëbiseduan për projekte në përmirësim të infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e projekteve rinore në Mitrovicë.
Kryetari z.Faton Peci theksoi se këtë mandat, përmirësimi i infrastrukturës sportive mbetet në fokus të punës së tij.