Kryetari i komunës, z.Faton Peci, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani, ka vizituar objektet sportive në Mitrovicë.
Nga afër panë zhvillimin e punimeve në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” dhe punimet në rregullimin e dojos së xhudos. Gjithashtu ata vlerësuan mundësitë për investime në Qendrën Sportive OMNI Sport dhe stadiumin “Riza Lushta”.
Kryetari z.Faton Peci tha se këto projekte do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sportit në Mitrovicë.