Nënkryetari i komunës, z. Enis Osmani, sot ka pritur në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë, z. Arsim Berisha.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe Shefja e Kabinetit, znj. Arta Azemi, si dhe Drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Albina Kastrati Rama.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë shumë konstruktive për reformat në shëndetësi dhe projektet e përbashkëta me ministrinë, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
U theksua gatishmëria dhe përkushtimi për të vazhduar bashkëpunimin në realizimin e projekteve të rëndësishme dhe avancimin e mëtejmë të shëndetësisë në komunë.