Drejtori i Arsimit, Shefki Begu, ka pritur në një takim të përbashkët asistentët për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, edukatorët mbështetës dhe mësimdhënësit mbështetës.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për përmirësimin e mbështetjes ndaj nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, përmes identifikimit të sfidave dhe përcaktimit të hapave konkretë.