Drejtoria e Inspekcionit, në vazhdën e aktiviteteve të saj, sot ka filluar me rrënimin e një objekti në skajin e rrugës ‘Bedri Gjinaj”.
Objekti në fjalë paraqiste rrezik të përhershëm për banorët dhe kalimtarët për shkak të amortizimit dhe gjendjes së rënduar strukturore.
Me largimin e tij do të krijohet hapësirë më e sigurt dhe më funksionale për qarkullimin e qytetarëve, theksoi Drejtori i Inspekcionit, z. Mujë Igrishta.