Kjo hapësirë do të ofroj kushte dinjitoze për zhvillimin e praktikës klinike, duke mundësuar shpjegime dhe orientime profesionale nga instruktorët, si dhe duke plotësuar nevoja të tjera teknike.
Në përurimin e kësaj hapësire kanë marrë pjesë kryetari i komunës, z. Faton Peci, nënkryetari z. Enis Osmani dhe drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Albina Kastrati Rama.
Të pranishëm në hapje kanë qenë gjithashtu drejtori i QKMF-së, z. Fevzi Sylejmani, drejtoresha e shkollës së mjekësisë, si dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Në fjalën e tij kryetari z. Peci ka thënë se kjo hapësirë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe në zhvillimin e aftësive profesionale të nxënësve të shkollës së mjekësisë.
Është theksuar se angazhimi i institucioneve komunale mbetet i vazhdueshëm për ofrimin e kushteve sa më të mira për të gjitha kategoritë e shoqërisë.