Në hapësirën publike, konkretisht në Bulevardin “Shemsi Ahmeti” dhe në rrugën “Kemal Ataturku”, Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë aksion për pastrimin e hapësirave publike.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka paralajmëruar se ndaj ndotësve të ambientit, si dhe pronarëve të objekteve përgjegjëse, do të ndërmerren masa ligjore dhe ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtori Igrishta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që, së bashku, të angazhohemi për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e hapësirave publike, për një ambient më të pastër dhe më të mirë për të gjithë qytetarët dhe për të mirën e qytetit tonë.