Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Sh.S. Åsa Pehrson.
Fillimisht, kryetari Faton Peci i uroi ambasadores Pehrson marrjen e mandatit të ri, ndërsa më pas e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës, që nga përfundimi i luftës së fundit e deri më sot.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë dhe kushtet e favorshme që ofron Mitrovica për tërheqjen e investitorëve nga Suedia, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në realizimin e projekteve konkrete të planifikuara nga Komuna e Mitrovicës.