Ndriçimi publik, që ka munguar për kohë të gjatë, është funksionalizuar në Suhodoll dhe Gushavc.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, është zotuar se do t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe se investimet nuk do të mungojnë në çdo pjesë të Komunës së Mitrovicës. Ai ka njoftuar se rrugë pas rruge, lagje pas lagjeje, fshat pas fshati, i tërë qyteti i Mitrovicës do të ndriçohet.