Në nderim të Adem Beqirit, njëri nga të identifikuarit e grupit të intelektualëve të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, Komuna e Mitrovicës, nën patronatin e kryetarit Faton Peci, organizon mbledhje komemorative.
Data: 03.10.2026 (e shtunë)
Ora: 11:00
Vendi: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë
Mitrovica përkujton, nderon e asnjëherë nuk harron sakrificën e popullit të Kosovës për liri.