Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Inspekcionit, Mujë Igrishta dhe drejtorin për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja, kanë vizituar hapësirën publike në rrugën “Ahmet Selaci”, e cila, pas afro dy dekadash, është liruar nga uzurpimi.
Në kuadër të këtij aksioni, inspektorët komunalë kanë bërë dislokimin e kioskave të këpucëtarëve nga hapësira e trotuarit, duke mundësuar qarkullim më të lirë dhe më të sigurt për këmbësorët.
Komuna e Mitrovicës do të vazhdojë me lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike, trotuareve, shesheve dhe pronave komunale, në funksion të qytetarëve.