Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane
Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane
Drejtori për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane kryen këto detyra:
1. I raporton rregullisht Kryetarit për çështjet që janë në përgjegjësitë e drejtorisë; 2. Ndihmon Kryetarin, Kuvendin e Komunës dhe komitetet e tij, duke iu ofruar të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes; 3. Zbaton dispozitat ligjore, Statutin, rregulloret dhe vendimet e Kuvendit të Komunës; 4. Përgatit programin e punës dhe prezanton raportet periodike të punës për drejtorinë e tij; 5. Është përgjegjës për udhëheqjen dhe kontrollimin e përditshëm të punës së drejtorisë; 6. Përgatit dhe prezanton planet periodike të zhvillimit në sferën e tij të përgjegjësisë dhe përcjell realizimin e këtyre planeve; 7. Përgjigjet në mënyrë efektive për çfarëdo ankese lidhur me sferën e tij të përgjegjësisë; 8. Merr pjesë dhe kontribuon në punën e Kuvendit të Komunës, të komiteteve dhe komisioneve dhe në punën e Bordit të Drejtorëve; 9. Siguron se do të ofrojnë një qasje të drejtë dhe të barabartë për ato shërbime publike që janë në përgjegjësinë e tij, 10. Përmbush të gjitha detyrat dhe urdhëresat që caktohen në mënyrë adekuate nga Kryetari i Komunës.