Drejtoreshë e Drejtorisë për Financa dhe ZHvillim Ekonomik
Drejtoreshë e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik
IGBALLE ISLAMIDatëlindja: 20.10.1993Tel: E-mail: igballe.islami@rks-gov.netShkollimi: Kolegji IBCM drejtimi Marketing dhe Shitje NdërkombëtareCV Forma: CV- Igballe Islami
Drejtoria e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik është përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
Hartimin e rregulloreve komunale për çështje financiare;
Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt-buxhetit;
Mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore;
Menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës;
Mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit;
Realizimin e procedurave dhe raporteve të kontabilitetit;
Dhënien e këshillave profesionale nga fusha e buxhetit organeve komunale;
Përcjelljen e aktiviteteve të subjekteve ekonomik të biznesit, hulumtimin dhe dhënien e udhëzimeve të nevojshme profesionale;
Regjistrimin dhe licensimin e bizneseve;
Dhënien e udhëzimeve dhe këshillave në lidhje me bizneset e reja;
Bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me MF-in dhe institucionet tjera rreth grandeve, transfereve, planifikimit vjetor dhe afatmesëm;
Hartimin e planit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës;
Hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e industrisë zejtare;
Hartimin e planit për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës;
Krijimin e kushteve të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.