DREJTORIA PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL
NJOFTIM
Për
Fermerët se:
Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sipas Planit të Punës për vitin 2015 ka marr vendim për mbështetjen e sektorit të pemëtarisë duke i subvencionuar fermerët për ngritjen e sipërfaqës prej 0.10 ha me dredhëz ( fidanet dhe i tërë materjali i nevojshëm).
Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të gjithë fermerët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si :
• Të jetë banorë i Komunës së Mitrovicës
• Të ketë përvojë në sektorinë e pemtarisë
• Të posedojnë sipërfaqe të mjaftushme të tokës
• Pas përzgjedhjes së përfituesve, participimi i përfituesve do të jetë 20% të shumës së përfituar
Dokumentacioni i nevojshëm :
1. Kërkesën e plotësuar për aplikim
2. Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës
3. Lista poseduese e tokës ( në qoftëse mirret toka me qira, duhet të ketë kontrat së paku 3 vjeqare)
4. Vërtetimin e tatimit në pronë
Vëmendje:
Marrja e aplikacioneve si dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në zyrën pritëse, Komuna e Mitrovicës në Nr.10, prej datës 15.07.2015 deri 24.07.2015.
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
________________________
Nasuf Aliu