Kryetari i Komunës, z. Faton Peci, ka pritur sot në takim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Mimoza Kusari-Lila.
Në këtë takim është nënshkruar aneks-marrëveshja në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me impakt direkt në zhvillimin e ekonomisë lokale.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ata kanë vizituar zonën industriale në Frashër, ku edhe do të implementohet projekti i Eko-parkut Industrial.
“Kushtet e mira për biznes janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe i mirëqenies së qytetarëve”, potencoi z. Peci.