Kryetari i Komunës, Faton Peci ka nënshkruar sot 100 kontrata për punë praktike me pagesë për të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç, duke u ofruar atyre mundësinë që të hedhin hapat e parë në tregun e punës.
Me këtë rast, kryetari u ka uruar suksese të gjithë përfituesve, duke i inkurajuar që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të ndërtuar përvojë të vlefshme për të ardhmen e tyre.
Kryetari z.Peci shprehu falënderim të veçantë ndaj programit Kosovo Generation Unlimited, i cili zbatohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.