Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës ka zhvilluar një aksion në Rrugët “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Xhevdet Ahmeti” dhe “Sabedin Prekazi”, me qëllim të lirimit të hapësirave publike.
Gjatë aksionit janë ndërmarrë masa për largimin e pengesave dhe shfrytëzimeve të paautorizuara të hapësirave publike, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për qarkullim dhe përdorim të lirë të hapësirave nga qytetarët.
Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, theksoi se lirimi i hapësirave publike dhe respektimi i rregullave do të jenë në fokus të vazhdueshëm të punës së Inspekcionit.